Inaugurohet fshati turistik “Lura Agroturizëm”

Gjilani

Inaugurohet fshati turistik “Lura Agroturizëm”

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:07
Foto

Është inauguruar sot fshati turistik “Lura Agroturizëm” në Makresh, i cili është financuar nga Komisioni Europian.

Kryetari i komunës, Lutfi Haziri, i cili ka marrë pjesë në hapje, tha se është i lumtur që po realizohet kjo i ide e kahmotshme e familjes Buca.

“Ka qenë një ëndërr e mikut tim, Gani Buca, e cila është realizuar dhe lidhet agroturizëm. Lura Agroturizëm është vend atraktiv për të gjithë njerëzit që duan të kalojnë ditë e net aty. Jam i lumtur që si mik i Ganiut, i kam qëndruar afër gjithmonë, por Bashkimi Europian është ai që ka mundësuar që të realizohet financiarisht”, ka thënë Haziri.

Ai tha se nga ky investim do të përfitojnë edhe kryefamiljarët dhe ata që merren me prodhime bujqësore, përkatësisht pemëtari, perimtari, blegtori etj.

“Unë apeloj që të vazhdojmë ta zhvillojmë jetën tonë sepse ajo që u tha këtu, Kosova ka shumë vende të bukura për duhet të nxirren në dritë për të punuar. Lura lidhet edhe me kryefamiljarët, duke filluar nga toka, blegtoria, pemëtaria, perimtaria, frutat malore etj. Faleminderit BE për mbështetjen e këtij projekti. Regjioni është mbështetur prej BE në shumën prej 14 milionë euro, që përfshihet edhe sektori publik dhe ai privat. I ftoj gjilanasit dhe gjithë Kosovën që të vijnë dhe ta shohin këtë bukuri. Urime Ganiu dhe familjes Buca”, ka pohuar kryetari i Gjilanit. 
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat