Haziri ndan mirënjohje për pjestarë më të dalluar të policisë, FSK-së dhe Zjarrfikësve

Gjilani

Haziri ndan mirënjohje për pjestarë më të dalluar të policisë, FSK-së dhe Zjarrfikësve

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:57
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të vendit, ka ndreuar me mirënjohje pjestarët më të dalluar në polici, FSK e Njësitin e Zjarrfikësve.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, ky 20-vjeçar e ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si përvjetor jubilar, por shënon edhe kontributin e madh të njerëzve tanë, sepse këta nuk kontribuan të vetëm, por u bënë edhe mësuesit e udhërrëfyesit tanë dhe na mësuan se si punohet dhe luftohet për liri deri në sakrificë.

"Mirënjohje të veçanta për veprimtarët që ka dhënë shumë për lirinë e vendit, sikurse edhe për më të dalluarit në polici, FSK e Njësitin e Zjarrfikësve. Ky 20-vjeçar e ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si përvjetor jubilar, por shënon edhe kontributin e madh të njerëzve tanë, sepse këta nuk kontribuan të vetëm, por u bënë edhe mësuesit e udhërrëfyesit tanë dhe na mësuan se si punohet dhe luftohet për liri deri në sakrificë.

Çmimi “Agim Ramadani” për nënkolonelin e FSK’së, Skender Haliti

Bastri Musmurati – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Fatmir Rexhepi - mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Ahmet Isufi - mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nazmi Musa - mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Afrim Nuhiu nga Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë të FSK - mirënjohje si ushtar i dalluar për kontribuin në bashkëpunimin me komunitetin

Njësiti Sektorial i Stacionit të Policisë në Gjilan – mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional

Berat Shala – mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional dhe për kontributin në të mirë të komunitetit

Granit Abdyli (Policia e Kosovës) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit

Besnik Mustafa (Policia e Kosovës) - mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit

Milovan Arsic (Policia e Kosovës) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit

Shaip Ismajli (Njësiti i Zjarrfikësve) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit", ka shkruar Haziri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat