Detaje për 16 vjeçaren që e mbyti rryma derisa po pastrohej, kishte bojlerin e ndezur

Gjilani

Detaje për 16 vjeçaren që e mbyti rryma derisa po pastrohej, kishte bojlerin e ndezur

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:30
16 vjeçarja e vdekur

Një 16 vjeçare ka ndërruar jetë në fshatin Capar të Gjilanit, pas kontaktit me rrymën.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Liridona Xheladini, ka konfirmuar incidentin tragjik, derisa ka bërë të ditur se trupi i pajetë i 16 vjeçares është dërguar për obduksion.

“Në fshatin Capar, komuna e Gjilanit, mbrëmë rreth orës 21:00, dyshohet se një vajzë e moshës 16 vjeçare, ka humbur jetën. Prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për kryrjen e autopsisë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, mësohetse 16 vjeçarja e ndjerë është me inicialet M.I (Emër i njohur për redaksinë), dhe se varrimi i të njëjtës është bërë sot.

Po ashtu, mësohet se ajo kishte hyrë në banjo për të bërë dush kur rryma e kishte goditur, pasi bojleri ishte i ndezur.

Ajo ishte vërejtur nga motra e saj, por që kishte qenë pa shenja jete kur ishte dërguar për ndihmë mjekësore.

Lajmin për vdekjen e 16 vjeçares e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Gjilanit, duke mos dhënë më shumë detaje për rastin.

Ndërkohë, raportohet se familjarët e kanë nisur vajzën për në spital, ku janë takuar rrugës me ekipin e ambulancës që i kishin telefonuar më parë.

Pas ndihmës që është përpjekur t’i ofrojë, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e 16 vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat