Jeremiq shkon në një restorant në Gjilan, kritikohet nga Lista Serbe

Gjilani

Jeremiq shkon në një restorant në Gjilan, kritikohet nga Lista Serbe

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 12:33
Vuk Jeremiq

Vuk Jeremiq, kryetar i Partisë Popullore në Serbi ka qëndruar dje në një nga restorantet në qytetetin e Gjilanit.

Nga restoranti ku ka qëndruar Jeremiq kanë konfirmuar se ai ka shkuar pasdite aty dhe ka qëndruar “10 – 15 minuta”.

Për vizitën e tij në Kosovë, ka reaguar edhe Lista Serbe për “Tanjug”, të cilët përmes një deklarate kanë thënë se Jeremiq është takuar dje me kolegët e tij në “restorantit shqiptar “Bujana” në Gjilan”.

“Pas pritjes së ish presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish sekretarjes amerikane të shtetit, Madeleine Albright në Prishtinë, tepihu i kuq iu shtrua edhe të ftuarit të dashur – Vuk Jeremiq, në mirënjohje për legalizimin e pavarësisë së Kosovës”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat