Në Gjilan nis fushata kundër zjarreve

Gjilani

Në Gjilan nis fushata kundër zjarreve

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:00
Ilustrim

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit ka nisur fushatën vetëdijësuese për qytetarët në parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjore me moton “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, tha se në janar kanë sjellë një kamiontë të ashtuquajtur sulmuese për Shërbimin e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit si donacion nga Zvicra, me ndihmën e Rotari Klub Gjilani, ndërsa janë aftësuar shtatë pika furnizuese, të cilët kanë qenë jashtë funksionit.

“Kemi ngritur nivelin e mobilizimit të stafit të Drejtorisë, SHZSH dhe Shërbimit Vullnetar të Zjarrfiksëve, si pasojë e ngritjes së temperaturave. Kemi mbajtur takim me faktorët komunal emergjent si me Policinë e Kosovës, Zyren Operative Emergjente 112, Inspektoratin e Zjarrfikjes, Shërbim Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ku jemi dakorduar në marrjen e masave të duhura dhe me kohë duke bashkëpunuar mes faktorëve komunal ne parandalimin e zjarreve dhe rreziqeve të tjera”, ka thënë ai.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit është në procedurën finale për furnizuar zjarrfikësit me tri pompa shpinore profesionale, të cilat do të lehtësojnë punën për fikjen e zjarreve malore dhe fushore, ku vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti ka pasur 267 zjarre dhe 725 intervenime teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat