Jep dorëheqje zyrtarja e lartë e Nisma Socialdemokrate: Në këtë parti ka nepotizëm dhe korrupsion

Gjilani

Jep dorëheqje zyrtarja e lartë e Nisma Socialdemokrate: Në këtë parti ka nepotizëm dhe korrupsion

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 15:24
Anila Tusha-Kastrati

Anila Tusha-Kastrati ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e saja brenda Nisma Socialdemokrate.

Tusha-Kastrati ka dhënë dorëheqje nga Këshilli Kombëtar dhe nga ajo e nënkryetares së degës së NISMA-s në Gjilan.

Ajo ka bërë me dije që edhe aktivitetin e saj si asambleiste në Komunën e Gjilanit, tani e tutje do ta zhvillojë si e pavarur.

Për këtë vendim, ajo ka thënë se e ka mendur gjatë, teksa thotë se nuk ka qenë e lehtë.

Anila Tusha-Kastrati ka falenderuar ish-ministrin Bajram Hasani, teksa ka thënë se ajo është luftuar nga disa nga anëtarët e partisë së Fatmir Limajt.

Ajo ka akuzuar se brenda kësaj partie, ka nepotizëm, korrupsion dhe dallavere.

Postimi i plotë i sajë:

Të nderuar aktivistë të Nisma për Kosovën, 
Të dashur anëtarë të Këshillit Kombëtarë,
Të nderuar miq e bashkëpunëtorë

Që nga dita e sotme kam vendosur që të tërhiqem në mënyrë të parevokueshme nga të gjitha funksionet e mia në NISMA për Kosovën, pra nga Këshilli Kombëtarë, nga pozita e nënkryetares së degës në Gjilan. Aktivitetin tim si asambliste në Kuvendin Komunal në Gjilan nga sot do ta vazhdojë si e pavarur.
Më lejoni të ju them se ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por jam detyruar të dorëhiqem nga lufta e brendshme që na kanë shkaktuar ndërhyrjet në degën tonë, nepotizmi, korrupsioni në këtë parti. 
Nuk mund të largohem pa e falënderuar për mbështetjen e madhe gjatë gjithë kohës sa kam qenë në këtë subjekt kryetarin e degës, z Bajram Hasani. Bashkë më të kemi bërë shumë punë që NISMA në Gjilan të rritet. Kam besuar në vizionin e tij prej lideri dhe kemi bërë shumë punë të mira. Por drejtues të partisë, deputetë, këshilltarë e të gjithë ata që kanë zënë pozita publike e shtetërore kanë harruar se NISMA është këtu falë punës tonë në terren, falë punës të aktivistëve të cilët tashmë janë harruar.

Me respekt, Anila Tusha- Kastrati

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat