Limaj: Nisma në Gjilan është dyfishuar

Gjilani

Limaj: Nisma në Gjilan është dyfishuar

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 20:18
Limaj në Gjilan

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar degën e Nismës në Gjilan, ku është takuar me strukturat drejtues të kësaj dege.

Limaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë me dije se Dega e Nismës në Gjilan po kalon në proces të ristrukturimit dhe strukturat drejtuese tanimë kanë zgjedhur kryetarin e ri, Sevdail Robellin, të cilit i ka uruar suksese në detyrën e re.

“Rikonfirmova qëndrimin dhe gatishmërinë tonë që bashkë të vazhdojmë rrugëtimin për fuqizimin e Nismës në Gjilan. Strukturat e Nismës i përgëzova për aktivitetin e tyre gjithmonë në funksion të rritjes dhe zgjerimit të konceptit socialdemokrat”, ka shkruar Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se sipas të gjitha matjeve, mbështetja për Nismën në këtë qytet është dyfishuar. E, kryetari i ri i Nismës në Gjilan, Sevdail Robelli, ka thënë se të gjithë bashkë do të punojnë që Nismën ta rrisin edhe më shumë në këtë qytet.

Ai ka falënderuar degën për besimin e dhënë duke u zotuar se Nisma do të jetë model për partitë tjera për nga funksionimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat