Shumë gjilanas pa ujë të pijshëm që disa ditë

Gjilani

Shumë gjilanas pa ujë të pijshëm që disa ditë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Skënder Shkodra nga lagjja “Dardania 2” e Gjilanit, ka katër ditë që përballet me mungesë të ujit të pijshëm shkaku i mos furnizimit nga Ujësjellësi “Hidromorava”.

Ai detyrohet që në mënyra të ndryshme dhe larg me kilometra ta sigurojë ujin për pije derisa edhe pusit që e ka në oborrin e shtëpisë, ka nisur t’i bjerë niveli i ujit, raporton KTV.

E kova e mbushur vetëm me një sasi të vogël të ujit nga ujësjellësi, sipas tij, e tregon më së miri gjendjen që është bërë e papërballueshme për ta.

Ankesa kanë edhe banorët e tjerë që thonë se janë lënë anash dhe shprehin shqetësime se si ka mundësi që lagjet e tjera të kenë ujë, e familjet e kësaj lagjeje jo.

Në ujësjellësin “Hidromorava” e pranojnë se kjo lagje dhe familjet në dy rrugë të tjera të Gjilanit, kanë mungesë të ujit.

Drejtori i këtij Ujësjellësi thotë se po mundohen që lagjeve të tjera t’ua ndalin ujin dhe të kenë reduktime në mënyrë që edhe këta banorë për disa orë të kenë ujë.

Sidoqoftë, Komuna e Gjilanit ka shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit, të pijshëm për shkak të rënies drastike të nivelit të ujit në pendën e Përlepnicës.

Zyrtarë të saj tashmë kanë kërkuar 700 mijë euro nga niveli qendror për të gjetur një zgjidhje përmes alternativave të tjera për të siguruar ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat