Të ngjitesh në karierë me meritë, punë dhe përkushtim

Gjilani

Të ngjitesh në karierë me meritë, punë dhe përkushtim

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 09:37
Deniza Limani

Në Republikën e Kosovës, të rinjët, si shtresa më e shëndetshme e shoqërisë janë në numër më të madh nëse marrim parasysh grupmoshat tjera të popullësisë së vendit. Se sa bëhet për ta nga ana e institucioneve, kjo lë shumë për të dëshiruar, pasi që nëse shohim projektet apo mjetet nga ana e institucioneve, janë shumë pak të orientuara kah të rinjët dhe mirëqenia e tyre.

Megjithëatë, në Republikën e Kosovë ka të rinjë, të cilët në mënyrë të organizuar, shumicën e rasteve mbi baza vullnetare, mbajnë aktivitete me anë të të cilave emancipojnë të gjithë ata që janë të interesuar në një formë, apo tjetër të e aftësojnë vehten, ta përgatisin vehten për terrene të reja të jetës, në të cilat ata zgjedhin të sfidohen.

E tillë është Deniza Limani, nga Komuna e Gjilanit e diplomuar në fakultetin juridik, e cila vazhdimisht ka kërkuar më shumë nga vetja, duke mos qenë e kënqaur që thjesht të kryej fakultetin e të pres nëse jeta do t’ia sjell të mirat duke e lutur nëse është e interesuar për to.

Gjatë kohës së studimeve, Deniza ka qenë kryetare e të Kuvendit të të Rinjëve të Kosovës, në kuadër të të cilit kuvend kanë vepruar qindar të rinjë, shumica prej të cilëve student, bashkë me të cilët, varësishtë prej qytetit nga i cili kanë ardhur anëtarët e Kuvendit të të Rinjëve të Kosovës, bashkarishtë kanë themeluar Kuvendet e të rinjëve nëpër disa qytete të Kosovës, në mënyrë që të shpërndajë shprehinë e të angazhuarit, si dhe të kërkuarit më tepër nga vetja.

Gjatë kohës sa Deniza Limani nga Gjilani ishte kryetare e KRK, kishte arritur që këtë organizatë rinore ta kthej në një në një project serioz dhe të rrespektueshëm si për institucionet e vendit, si Qeverinë, Kuvendin, Komunat ashtu edhe për bashkësitë fetare, si dhe cka është më e rëndëishjma, rrespekt të vecant këta të rinjë kishin fituar nga intitucionet e huaja sidomos ambasadat të cilët asnjëherë nuk ngurronin t’i prisnin nëpër takime dhe të dëgjonin shqetsimet dhe kërkesat e tyre për një Kosovë më të mirë.

Deniza meriton rrespekt pasi që si në kohën e studimeve dhe angazhimit të saj mbi baza vullnetare, edhe sot kur ka përgjegjësi institucionare, si pjesë e kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, ngritjen e saj në pozita e ka pasur gradual dhe mbi bazë të meritokracisë, këtu vlenë të theksohet se anëtare e KRK-së, si deputeti iu është bashkangjitur më 5 Prill të vitit 2014, pastaj më 22 Janar të 2015 është zgjedhur kryetare deri më 19 Maj të vitit 2019, kur edhe e ka dorëzuar përgjegjësinë tek kolegët e saj për shkak të angazhimeve të saja për vazhdimin e studimeve në nivelin mastër si dhe punës si praktikante në gjykatë.

Gjatë periudhës 27 mujore, Deniza bashkë me kolegë ka organizuar qindra aktivitete serioze të cilat edhe janë prezantuar nëpër media më serioze në vend.

Sot, Deniza është pjesë e kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është kryetare e nëndegës së LDK-së në lagjen Arbëri në Gjilan, gjithashtu është në përfundim të temës së diplomimint në master, programi kushtetues administrative “Formimi i komunave të reja me shumicë serbe” në Republikën e Kosovës.

Image

 

Image
Image

 

Image
Image

 

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat