Gjilani aktivizon të gjitha shërbimet në shëndetësinë primare - Bota Sot
Gjilani aktivizon të gjitha shërbimet në shëndetësinë primare

Gjilani

Gjilani aktivizon të gjitha shërbimet në shëndetësinë primare

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:50
Gjilani aktivizon të gjitha shërbimet në shëndetësinë primare

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, sot ka bërë nënshkrimin e marrëveshjes trevjeçare me Caritas Kosova, për mbështetjen e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, duke bërë kështu aktivizimin e shërbimeve shtesë në sektorin primar të shëndetësisë.

Kjo me qëllim të ofrimit të shërbimeve në sektorët e mjekësisë familjare, infermierisë, stomatologjisë, laboratorit, patronazhit, aktivizimin e të gjitha punkteve të Gjilanit dhe shërbime të tjera të emergjencës.

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Haziri ka thënë se arsimi dhe shëndetësia janë dy sektorët prioritar në përkujdesjen e qeverisjes komunale dhe për shërbime me kualitet të lartë profesional dhe shtim të dinamikës së punës por edhe të shërbimeve.

“Do të angazhohen 30 profesionistë si staf shtesë dhe atë mjekë, stomatologë dhe infermierë të rinj, që do të mbulojnë shërbimet e patronazhit, shërbimet e emergjencës, hapjen e zyrës së nutricistes në QKMF si dhe mbështetje teknike dhe medicinal për QKMF-në në Gjilan”, tha Haziri. 

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli dhe drejtori i QKMF-së Fejzulla Berisha kanë thënë se me mbështetjen e kryetarit Haziri, po krijohen lehtësira në funksionimin e shëndetësisë primare në Gjilan.

Kontrata trevjeçare do të mundësojë që përpos kuadrove të reja me mjete vetanake të investohet edhe në blerjen e dy autoambulancave për shërbimin e Urgjencës në kuadër të QKMF-së, furnizimin me tensiometra statik, tensiometra dore, stetoskop, otooftalmoskop statik, otoskop dore, inhalator, EKG, monitor për përcjelljen e shenjave vitale të pacientit, pulsoksimeter, drita për ekzaminimin e fytit, çanta për terapi për urgjencë dhe për shërbime të tjera në terren.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...