Gjilani në alarm: Ka rezerva të ujit vetëm edhe 2...

Gjilani

Gjilani në alarm: Ka rezerva të ujit vetëm edhe 2...

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:54
Ilustrim

Ka dy muaj prej kur banorët e Komunës së Gjilanit janë në krizë për ujë të pijshëm.

Kjo po ndodh si rezultat i kushteve klimatike, gjë që ka ndikuar edhe në zvogëlimin në masë të konsiderueshme të furnizimit me ujë në këtë qytet.

Derisa niveli i ujit në liqenin akumulues Përlepnica, në mungesë të të reshurave atmosferike, ka rënë dukshëm.

Qytetarët thonë se, në mungesë të ujit të pijshëm, po hasin në vështirësi të shumta.

Qytetarët detyrohen të blejnë ujë të pijes, derisa disa shfrytëzojnë puset private nëpër shtëpi.

Komuna e Gjilanit, së bashku me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, kanë bërë plan për menaxhimin e situatës, duke hapur disa puse.

Po të njëjtit, para 3 javësh i kanë kërkuar ndihmë Qeverisë së Kosovës, në vlerë të 650 mijë eurove për ta tejkaluar situatën emergjente, por kjo e fundit ka refuzuar t’i përgjigjet, ani pse Komuna e Gjilanit ka rezerva ujore vetëm edhe për dy muaj.

Ismajli ka theksuar se do të mundohen në të gjitha format të gjejnë fonde nga buxheti i komunës, ndonëse diçka e tillë do të jetë e vështirë për t’i furnizuar qytetarët mjaftueshëm me ujë të pijes.

Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje për televizionin, se pse nuk i ka dalë në ndihmë Komunës së Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat