Komuna e Gjilanit e detyron të paguajë 50 euro gjobë për nënën e vdekur

Gjilani

Komuna e Gjilanit e detyron të paguajë 50 euro gjobë për nënën e vdekur

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:09
Foto

Fatlum Demiri, qytetar i Gjilanit është ankuar për arsye se komuna e ka detyruar të paguajë gjobë prej 50 eurove për arsye se nuk e ka lajmëruar me kohë vdekjen e nënës së tij.

Ai tha se pasi ka shkuar ta marrë certifikatën e vdekjes i është dashur të paguajë gjobë prej 50 eurosh.

“Por sot isha deshmitar i një marrije të madhe në Komunën tonë të dashur, Gjilan. Pasi që isha për të lajmëruar vdekjen e nënës dhe për ta marrë një certifikatë të vdekjes, më thanë që duhet paguar 50 euro gjobë” ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij arsyetimi i zyrtarëve komunal ishte se nuk e ka lajmëruar me kohë vdekjen e nënës.

“Arsyetimi i tyre ishte: “Mos lajmërimi me kohë i vdekjes, se qashtu thotë ligji qe 5 vjet (edhe pse su zbatu kurrë deri para pak muajsh)” – ishin fjalët e vet zyrtarëve komunal”, ka thënë ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat