LDK e Gjilanit vazhdon takimet mobilizuese në mbështetje të Vjosa Osmanit

Gjilani

LDK e Gjilanit vazhdon takimet mobilizuese në mbështetje të Vjosa Osmanit

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 21:40
Foto

Nën udhëheqjen e kryetarit të Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK-së në Gjilan, Arben Mehmeti, është mbajtur sot takimi me kryetarët e 42 nënshtabeve të partisë.

Sipas komunikatës, “në këtë takim u diskutua për frymën e madhe të mobilizimit në përkrahje të fuqishme kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe kandidatëve për deputet të nominuar nga LDK e Gjilanit dhe të konfirmuar nga Këshilli i Përgjithshëm, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Fatmir Rexhepi e Faton Bislimi”.

Kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, i ka falënderuar kryetarët e nënshtabeve në qytet dhe fshatra për punën dhe angazhimin e madh, për ta rikonfirmuar Gjilanin si bastion të partisë së Ibrahim Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat