Haziri suspendon zyrtarin që u arrestua nën dyshim për falsifikim dokumentesh

Gjilani

Haziri suspendon zyrtarin që u arrestua nën dyshim për falsifikim dokumentesh

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 22:10
Foto

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka suspenduar nga puna zyrtarin e tatimit në pronë (B.K.), i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve (vërtetimeve të tatimit në pronë).

Vendimin për suspendim, Haziri e ka marrë në përputhje me kompetencat që burojnë nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, ndërkaq ka shprehur qëndrimin për zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Komuna e Gjilanit nuk e paragjykon rastin dhe deri në shpalljen e verdiktit përfundimar nga gjykata kompetente, zyrtari në fjalë konsiderohet i pafajshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat