E dhimshme: Vdes 32 vjeçarja nga Gjilani menjëherë pas lindjes, foshnja është mirë

Gjilani

E dhimshme: Vdes 32 vjeçarja nga Gjilani menjëherë pas lindjes, foshnja është mirë

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 12:42
Ilustrim

Një grua e rreth të 30’tave ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Gjilanit. Aj kishte qenë shtatzënë dhe me sukses e kishte lindur foshnjën e saj të gjinisë mashkull. Por komplikimet për 32-vjecaren kishin nisur pas lindjes së foshnjës.

Lehona si pasojë e komplikimeve ndërroi jetë pasi që doli nga salla e operimit.

Lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e ka konfirmuar, drejtori i spitalit të Gjianit, Nisret Hajrullahu.

“Mund të ju konfirmojë se mbrëmë fatkeqësisht ka ndërruar jetë një grua pas lindjes në spitalin e Gjilanit. Kolegjiumi mjekësor janë duke e bërë raportin për të vërtetuar  shkaqet që quan në vdekjen e pacientes”, ka deklaruar për gazetën drejtori Hajruallahu.

E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat