E dhimbshme: 32-vjeçarja nga Gjilani vdiq në duart e nënës, që ndodhej në sallën e lindjes - Bota Sot
E dhimbshme: 32-vjeçarja nga Gjilani vdiq në duart e nënës, që ndodhej në sallën e lindjes

Gjilani

E dhimbshme: 32-vjeçarja nga Gjilani vdiq në duart e nënës, që ndodhej në sallën e lindjes

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Po e priste me gëzim lindjen e dytë. Foshnja ishte e gjinisë mashkull. Komplikime deri në ditën e lindjes 32-vjeçarja nga Gjilani nuk kishte pasur. Madje pa ndonjë telash të shënuar e solli në jetë djalin e dytë. Por disa minuta pas lindjes pacientja vdiq në spitalin e Gjilanit. Kjo si pasojë e gjakderdhjes pas lindjes. Por më trishtuesja nga e gjithë kjo histori është se 32-vjeçarja vdiq në duart e nënës së saj e cila gjendej në sallën e operacionit në cilësinë e motrës medicinale. E mjekët e Gjilanit po deklarojnë se nuk ka pasur neglizhencë të rastit dhe se vdekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve shëndetësore.

Ishte e bindur se vajza e saj do ta kalojë procesin e lindjes me sukses si gjithë pacientet e tjera që i kalojnë nëpër duar. Prandaj vendosi që të futet në sallën e lindjes bashkë me të. Por infermierja nga Gjilani pa tmerrin me sy. Derisa po asistonte në lindjen e vajzës e cila solli në jetë djalin e dytë, ndodhi ajo që s’e priste.

Vajza i vdiq nga gjakderdhja pas lindjes me operacion, ndërkaq nipi i shpëtoi. E gjithë ngjarja e dhimbshme ndodhi të mërkurën e 11 shtatorit të këtij viti.

E ndjera, 32-vjeçarja, ndërroi jetë në Spitalin e Gjilanit, pak pasi e lindi foshnjën e saj të gjinisë mashkull.

Vdekja e pacientes, sipas mjekëve të spitalit ku ajo lindi, nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës por për shkak të disa komplikimeve shëndetësore të cilat iu shfaqën pasi që e kreu procesin e lindjes.

Detaje për këtë rast të rëndë ka dhënë të premten për Express, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ai ka konfirmuar se vdekja e 32-vjeçares ka ndodhur si pasojë e një gjakderdhjeje që tashmë e ndjera kishte pasur pas lindjes.

Mjeku Hajrullahu ka hedhur poshtë dyshimet se në këtë rast ka pasur ndonjë neglizhencë të mjekëve. Ai ka deklaruar se mjekët e kanë kryer me përgjegjësi punën e tyre.

“Vdekja ka ardhur si pasojë e disa komplikimeve pas lindjes. Gjithçka ka qenë në rregull edhe sa u përket shërbimeve shëndetësore gjatë lindjes. Por komplikimet u shfaqën pas dhe përkundër angazhimit të stafit mjekësor pacientja ka ndërruar jetë”, ka thënë doktori.

Ai u shpreh se e ndjera kishte pasur “Gjakderdhje dhe emboli-shkoku hemorragjik”.

Drejtori i spitalit u deklarua se familja e së ndjerës nuk ka pranuar që pacientes t’i bëhet obduksioni. E në sallën e lindjes kishte qëlluar me të bijën edhe nëna e tashmë së ndjerës, e cila është motër medicinale në spitalin e Gjilanit për më shumë se 30 vjet.

“Përkundër insistimit për obduksion, familjarët nuk kanë pranuar pasi që vetë nëna e saj ka qenë motër medicinale në spital për më shumë se 30 vjet”, sqaron drejtori i spitalit të Gjilanit.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e foshnjës sipas mjekut është stabile. E ndjera kishte pasur lindjen e dytë. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo la pas dy fëmijë, që të dy të gjinisë mashkullore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...