Limaj në Gjilan, ua kërkon votën e zemrës

Gjilani

Limaj në Gjilan, ua kërkon votën e zemrës

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 20:30
Limaj në Gjilan, ua kërkon votën e zemrës

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj tha se eksperimenti dhe prova e përsëritur, është luks i madh për Kosovën.

Ai në takimin me strukturat e partisë së tij në Gjilan, tha se në emër të votës, fuqi të ndryshme politike grushtojnë dhe drejtojnë gishtin ndaj njëri-tjetrit, si shkak i mungesës së programit qeverisës.

Limaj: Kemi nevojë me qenë bashkë për shtetin

"Në emër të votës dhe kur nuk kanë për të thënë asgjë, zgjedhin të bëjmë me gisht, të shpifin për njëri-tjetrin e me grushtu njëri-tjetrin. Me këtë ne merremi me programin politik dhe me slloganin ‘Bashkë për shtetin’. Kemi nevojë me qenë bashkë për shtetin, kemi nevojë për me qenë bashkë për pune të mira. Kemi nevojë me i bashku energjitë pozitive. Ata kanë nevojë me dëgjuar argumente dhe jo sharjet. Qytetarët nuk duanë të shohin duke drejtuar gishtin njëri-tjetrit, por të merremi me problemet të cilat ballafaqohen njerëzit", tha Limaj.

Limaj theksoi se ka refuzuar katër herë postin e kryeministrit, sepse është përgjegjësi dhe se ka pasur nevojë për pjekje politike. Sipas tij, nuk ka rrugë më të denjë për Kosovën, se sa të hiqet dorë nga inatet.

Kandidati për deputet i Nismës, Bilall Sherifi ka përsëritur edhe një herë se zgjedhja më e mirë për vendin është kryetari i tij, Fatmir Limaj, sepse sipas tij Kosova nuk ka kohë për të eksperimentuar.

Sherifi: Kosova nuk ka kohë me provu

"Kosova nuk ka kohë me provu, sepse e ka njeriun e s'provuar me dekada për interesa të vendit. Ajo që ne sot po bëjmë në Viti, Gjilan e Kamenicë, është që të takohemi me strukturat, të bisedojmë me qytetarët, të fillojmë të dalim shtëpi për shtëpi, është detyra e jonë e strukturave tona, që anë e kënd Kosovës që atë që besojmë, t'i bejmë edhe qytetarët e Kosovës të besojnë", tha Sherifi.

Sevdail Robelli, kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjilan, dhe njëherësh kandidatë për deputetë, ka ftuar të gjithë qytetarët që t'i mbështesin në këto zgjedhje.

Robelli: Nisma në Gjilan kandidon me tre kandidatë

"Nisma në Gjilan kandidon me tre kandidatë për zgjedhje, njëri prej tyre jam edhe unë. Një mbështetje të fuqishme e kam nga zonja Valdete Bajrami... Kërkoj edhe një herë mbështetjen e të gjithë juve që jeni këtu dhe shumë më tepër se kaq, sepse ne jemi një familje e madhe, me garancionin që këta tre njerëz që jemi këtu, por edhe kryeministri në ardhje Limaj, do të jemi zëri i juaj dhe do të jemi mbështetja e juaj, sidomos atyre që nuk kanë pasur mundësi te jenë sot dhe hallet e tyre, nuk ka pasur mundësi t'i qajë askush", tha Robelli.

Para gjilanasve ka folur edhe Valdete Bajrami nga Nisma Socialdemokrate, ajo ka konsideruar se Nisma në Gjilan ka punuar shumë, duke theksuar se njerëzve të këtij vendi u është dhënë mundësi e mirë e përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit që të mobilizohen për fitoren e Fatmir Limajt, kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat