Prokuroria nis hetimet për ndërtimin e autostradës për Gjilan, MI-ja s’jep qasje në dy dokumente - Bota Sot
Prokuroria nis hetimet për ndërtimin e autostradës për Gjilan, MI-ja s’jep qasje në dy dokumente

Gjilani

Prokuroria nis hetimet për ndërtimin e autostradës për Gjilan, MI-ja s’jep qasje në dy dokumente

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 21:21
Ilustrim

Qe një vit, Lëvizja FOL ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës, si autoritet kontraktues, qasje në dokumentet shtesë të kontratës për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan.

Mirëpo, edhe pas kaq shumë kohësh, ata nuk kanë marrë informacione mbi planin e menaxhimit të kontratës.

Elbasan Racaj, nga kjo organizatë, ka thënë se ky dikaster i ka ofruar vetëm kontratën e lidhur me operatorët ekonomikë, por jo atë që kanë kërkuar.

Nga kjo organizatë ishte informuar edhe Avokati i Popullit, i cili kishte hetuar këtë rast.

Avokati i Popullit ka kërkuar sqarime nga Ministria e Infrastrukturës lidhur me mungesën e dy dokumenteve, të cilat i kishte kërkuar edhe Lëvizja FOL.

Më vonë, ky institucion ka marrë përgjigje nga Ministria se qasja në dy nga dokumentet e kërkuara nuk mund të realizohet, për faktin se nuk ndodhen në dosjen e lëndës.

“Në pajtim me Ligjin për Avokatin e Popullit, ky institucion ka kontaktuar me Prokurorinë Speciale, me ç’rast është njoftuar se “Kontrata për ndërtimin e auto-udhës Banullë – Dheu i Bardhë tashmë ka filluar hetimet për këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit.

Prokuroria Speciale, por as Ministria e Infrastrukturës nuk kanë kthyer përgjigje gjatë javës lidhur me këtë rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...