Haziri: Ardita Sylejmani do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari - Bota Sot
Haziri: Ardita Sylejmani do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari

Gjilani

Haziri: Ardita Sylejmani do të kujtohet përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:50
Ardita Sylejmani

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetares së RTK’së, Ardita Sylejmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve, Sylejmani e Bllaca.

“Të nderuara familje Sylejmani e Bllaca,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së njohur të RTK’së, gjilanases sonë, Ardita Sylejmani.

Ardita do të mbahet në mend përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë, mbi të gjitha, për trajtimin e temave në mënyrë objektive.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Sylejmani e Bllaca, kolegëve gazetarë dhe të gjithë farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...