Vetëvendosje në Gjilan: Ditë të bardha vijnë me numrin 126 - Bota Sot
Vetëvendosje në Gjilan: Ditë të bardha vijnë me numrin 126

Gjilani

Vetëvendosje në Gjilan: Ditë të bardha vijnë me numrin 126

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 22:00
Vetevendosje në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate, thotë se “me pjesmarrje të pa precedent, mes mijëra të rinj që i bëhen krah Lëvizjes e që do ta kenë krah qeverinë Kurti, me të pranishëm nga Presheva e Bujanoci, Kumanova e Gostivari, më miq nga Socialdemokratët e Bundestagut Gjerman, Gjilani priti kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin me ekipin e tij fitues”.

Sipas njoftimit për media, në hapje, tubimin e nderoi deputeti i Partisë Socialdemokrate në Bundestagun Gjerman, Stefan Schwartze.

“Unë jam këtu sot sepse mendoj se ju qendroni përpara një momenti historik. Besoj se e keni shansin e madh për ndryshimin e madh në Kosovë. Në këto zgjedhje varet edhe perspektiva e ardhshme e Kosovës”, tha deputeti gjerman, duke shtuar se, kishte ardhur që ta mbështes Albinin për kryeministër duke shpresuar që edhe të tjerët ta mbështesin Albinin për kryeministër.

Në fjalën e radhës, kandidati Nevzad Isufi, tha se bashkë me qytetarët Lëvizja po kërkon ndryshim, zhvillim, shtet, parime, barazi e mirëqenie të cilat sipas tij i kanë munguar deri në 6 tetor, sepse një epokë e re po vjen.

“Gjilani pa ujë e me lumenj e ambient të ndotur do ta ketë përkrahjen e qeverisë Kurti për ta mbrojtur mjedisin e për t’ia siguruar shërbimet bazike publike”, ka thënë ai.

Ndërsa kandidatja tjetër nga Gjilani, Arijeta Rexhepi, u zotua se Lëvizja do të punojë për një vend ku mund t’i paramendojmë fëmijët të rriten, jetojnë e punojnë me dinjitet në vendin e tyre.

Kandidati Alban Hyseni tha me bindje se vetingu do të bëhet e do të jetë gardian i përhershëm i sistemit të drejtësisë e sigurisë.

“Drejtësia e barazia janë baza dhe thelbi i rendit dhe i rregullit në shoqëri dhe se sipas tij drejtësia e barazia do të shërbejnë si rregullatorë të fushave të tjera në shoqërinë  pas 6 tetorit. Pas zgjedhjeve të parakohshme nacionale sivjet, me qeverinë tonë të re, pas fitores me 6 tetor, vjen dita për zgjedhjet e parakoshme lokale në Gjilan në vitin e ardhshëm. Gjilani ka nevojë per ndryshime. Le të lutet ku të dojë, nuk ka shkëmbim që e shpëton”, ka thënë ai.

Ndërsa për kandidatin Ismajl Kurteshi njëri nga kuptimet e qeverisë Kurti do jetë arsimi dinjitoz, pa pagesë e i garantuar për nxënësit e studentët .

Kandidatja Tinka Kurti si aktiviste e zëshme e çeshtjes së gruas denoncoi dhunën, shfrytëzimin, izolimin dhe përjashtimin e grave nga sfera publike e jetës, duke thënë me bindje se ditë të bardha po  e presin vendin pas 6 tetorit.

“Nga 6 tetori fillon jetësimi i kërkesave tonë si gra për siguri, punë, strehë, arsim, shëndet, pavarësi e mirëkuptim. Kemi një jetë që po presim, dy dekada lirie, por edhe 6 ditë vjen çlirimi i Kosovës”, ka thënë ajo.

Në fjalimin e tij deklarativ, kandidati për kryeministër nga LVV,Albin Kurti, bëri zotime se do ta çlirojë shtetin nga kapja.

“Do ta çlirojmë shtetin nga gjyqtarët e prokurorët nga eprorët lepurushë, gratë nga dhunuesit, punëtorët nga shfrytëzimi e veteranët nga mujsharët e luftës, u zotua se do ta sjellim ligjin e ri të punës, do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve të punës që të garantojmë cilësi e siguri në punë. Do ta themelojmë gjykatën e punës dhe qeveria jonë do të jetë komplementare e bashkëpnuusese në përpjekjet e sindikatave në përmirësimin e kushteve të punës e të drejtave të punëtorëve e kurrsesi pengesë për ta. Kosovën e kemi trashëgim nga gjaku i dëshmorëve dhe djersa e punëtorëve ndërkaq e kemi marrë hua nga fëmijët e porsalindur e ata që akoma nuk kanë lindur. Gjithkah duhet të punojmë, gjithçka duhet të shpëtojmë e shumëçka do të fitojmë”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...