Inaugurohen 20 shtëpi për familjet në nevojë në Gjilan - Bota Sot
Inaugurohen 20 shtëpi për familjet në nevojë në Gjilan

Gjilani

Inaugurohen 20 shtëpi për familjet në nevojë në Gjilan

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 15:41
Foto

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, i kanë dorëzuar sot çelësat e shtëpive të reja 20 familjeve me gjendje të rëndë sociale.

Sipas njoftimit për media, Haziri tha me këtë rast se prioritet kanë qenë jetimët, nënat vetëushquese dhe familjet me gjendje të rëndë sociale.

“Me ngjarjen e sotme, numri i familjeve që iu kemi ndërtuar shtëpi në Gjilan është 135, duke qenë komuna kampione sa i përket zgjidhjes së këtij problemi. Pritoritet kanë qenë jetimët, nënat vetëushquese dhe familjet me gjendje të rëndë sociale. Unë e falënderoj shoqatën Jetimat e Ballkanit për këtë donacion të jashtëzakonshëm, të cilët në afatin më të shkurtër të implementimit dhe me drejtësinë që është vendosur, na kanë bërë të gjithëve krenarë dhe të besueshëm për të vazhduar programin”, tha Haziri.

Haziri tha se janë duke u ndërtuar edhe dy shtëpi, ndërkaq kanë mbetur edhe 25 të tjera për të përmbyllë problemin e banimit.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës Jetimat e Ballkanit, Halil Kastrati, ka deklaruar se është shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti sikurse edhe me bashkëpunimin e madh të Komunës së Gjianit, duke shtuar se ky nuk do të jetë edhe projekti i fundit për këtë komunë.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit ka participuar 5 mijë euro për shtëpi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat