Në Gjilan nxënësit mësojnë në bodrumin e xhamisë sepse shkolla nuk është ndërtuar që tri vjet - Bota Sot
Në Gjilan nxënësit mësojnë në bodrumin e xhamisë sepse shkolla nuk është ndërtuar që tri vjet

Gjilani

Në Gjilan nxënësit mësojnë në bodrumin e xhamisë sepse shkolla nuk është ndërtuar që tri vjet

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:10
Gjilan

Në shkollën e re në Haxhaj të Gjilanit me katër dhoma mësimi, tash e tri vjet nuk përfunduan punimet.

Në Haxhaj të Gjilanit nxënësit mësojnë në bodrumin e xhamisë së fshatit. Dhomat e mësimit pa dritare, pa dysheme dhe me lagështi në të gjitha anët.

Shkolla e re me tri dhoma mësimi ka filluar së ndërtuar gati tri vjet më parë dhe nuk dihet kur do të përfundojë.

Në këtë shkollë për shkak se mësohet në bodrum, edhe gjatë ditës duhet të mësohet me llamë elektrike.

“Nuk ka kushte për mbajtjen e mësimit, nuk ka ngrohëse dhe është ftohtë”, ka thënë një mësuese e shkollës.

Fshatarët thonë se kanë organizuar një protestë para dhjetë ditësh. Megjithatë procesi për të filluar në shkollën e re po shkojnë shumë ngadalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat