Vetëvendosje e Gjilanit me dy deputetë, mund t’u shtohen edhe dy të tjerë - Bota Sot
Vetëvendosje e Gjilanit me dy deputetë, mund t’u shtohen edhe dy të tjerë

Gjilani

Vetëvendosje e Gjilanit me dy deputetë, mund t’u shtohen edhe dy të tjerë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 07:46
Arbresha Kryeziu – Hyseni dhe Labinota Demi – Murtezi.

Në bazë të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ishte subjekti politik më i votuar në Kosovë, kurse një gjë të tillë e arriti edhe në komunën e Gjilanit, ku kishte konkurruar me shumë kandidatë, të cilët gjithsesi se duke mbledhur vota për vete, mblodhën edhe për subjektin politik.

Në bazë të rezultateve, të cilat ende nuk janë përfundimtare, qendra e Vetëvendosjes në Gjilan do të përfaqësohet me dy deputete e ato janë Arbresha Kryeziu – Hyseni dhe Labinota Demi – Murtezi.

Pasi që është më se e sigurt që Vetëvendosje do të përbëjë qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës, është shumë e mundur që pas emërimeve në qeveri, vendin e deputetit ta zënë edhe dy kandidatë të tjerë nga Gjilani, Alban Hyseni dhe Arijeta Rexhepi, që janë shumë afër me vota.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat