Komuna e Gjilanit shpall konkurs për ndarjen e 75 bursave për studentë të dalluar - Bota Sot
Komuna e Gjilanit shpall konkurs për ndarjen e 75 bursave për studentë të dalluar

Gjilani

Komuna e Gjilanit shpall konkurs për ndarjen e 75 bursave për studentë të dalluar

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:47
Komuna e Gjilanit

Komuna e Gjilanit, nëpërmjet Drejtorisë së Arsimit, ka shpallur konkurs për ndarjen e 75 bursave për studentë të dalluar.

Sipas konkursit, 50 bursa, në vlerë prej 60 euro, do të ndahen për studentë të cilët studiojnë në universitetet e Kosovës, ndërsa 25 bursa të tjerë, në vlerë 40 euro, janë paraparë për studentë,të cilët studiojnë në universitetet brenda komunës së Gjilanit.

Sipas komunikatës së Komunës së Gjilanit thuhet se përfitues të bursave mund të jenë vetëm studentët e rregullt, që kanë mbaruar një vit e më tepër të studimeve, me notë mesatare 7 dhe që janë banorë të komunës së Gjilanit.

Studentët të cilët janë shfrytëzues të bursës universitare apo të ndonjë burse tjetër publike si dhe studentët që janë në marrëdhënie të përhershme pune, nuk mund të jenë përfitues të këtyre bursave.

Komuna e Gjilanit ka bërë përpjekje të vazhdueshme që t`i mbështes studentët e saj, të cilët i ndjekin studimet në universitete dhe kolegje të vendit, qoftë në Gjilan, qoftë në Prishtinë apo qytete të tjera të Kosovës, ku ekzistojnë këto institucione të arsimimit superior.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat