Gjilani nis aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët

Gjilani

Gjilani nis aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 11:04
Foto

Komuna e Gjilanit nëpërmes një komunikate bën të ditur se Drejtoria e Inspekcionit ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

“Gjatë javës së fundit janë liruar hapësirat e uzurpuara në qendër të qytetit, që përfshihen edhe largimi i disa mureve (pengesave), rrënimi i objekteve mbi pronën publike në lumit Stanishorka, sikurse edhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në komunikatë.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushit, ka deklaruar se Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat