Trotuari i dëmtuar, rrezik për ecjet e kalimtarëve! - Bota Sot
Trotuari i dëmtuar, rrezik për ecjet e kalimtarëve!

Gjilani

Trotuari i dëmtuar, rrezik për ecjet e kalimtarëve!

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 19:41
Trotuari i dëmtuar

Do të ishte mirë dhe në interes të gjithë qytetarëve që të rregullohen disa pjesë të shkatërruara të trotuarit, përskaj rrugës që shpie kah shkollat e mesme në Gjilan.

Veçmas do të ishte mirë për nxënësit e këtyre shkollave që shkojnë e kthehen gati për çdo ditë nëpër këtë trotuar.

Tashmë në stinën e vjeshtës andej vetëm sa vie e vështirësohen ecjet e kalimtarëve, sepse ata pengohen nga lëkundjet, madje edhe shkatërrimet e disa kubëzave betonike.

Siç jepet përshtypja nga pamja vizuele, pak punë ka që të bëhet andej, dhe se me një ditë punë këtyre ditëve të mira dhe bukura vjeshte, situata mund të ndryshoj për të mirën e qytetarëve.

Mandej duhet të mos harrojm edhe stinën e dimrit që mund të “thyej portat e vjeshtës” dhe të krijoj një gjendje edhe më të vështirë.

Sidoqoftë edhe kështu si është tash duket keq!

E mozomakeq dikush nga qytetarët të zë në thua, apo edhe të rrëshqas e të thyej: këmbën, dorën apo edhe kokën!

Nga gjithë kjo që u tha u mbetet atyre që kanë përgjegjësinë për meremetimin e këtij trotuari. Dhe sa më parë, aq më mirë, që të i “përveshin mëngët” dhe të merren me përmirësimin e situatës ekzistuese.

Fundja kanë borgje dhe detyrime ndaj qytetarëve. Vërtetë për pak punë të mbetet keq,  është edhe mëkat, por edhe për marre…!

Nuk duhet të harrohet fakti se taksapaguesit janë qytetarët, ata të cilët meitojnë shërbime gjithnjë e më të mira, e në këtë rast, eleminimin e barierave në trotuar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat