Gjilani në krizë të thellë për ujë

Gjilani

Gjilani në krizë të thellë për ujë

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 00:00
Gjilani

Përlepnica nisi të thahet, e me të filloi edhe kriza e Gjilanit për ujë.

Për të dalë nga situata emergjente, pos thirrjeve për kursim e reduktimeve, u vendos të futën në funksion edhe 3 puse të hapura në oborrin e kazermës së FSK-së në këtë komunë.

Pos këtyre që kanë kapacitet 25 litra për sekondë, do të do të hapen edhe dy të tjerë në pjesën e quajtur Fidanishte.

E krejt investimet për ta tejkaluar situatën, iu desh t’i bëjnë Hidromorava bashkë me komunën e Gjilanit, ani se kjo e fundit ka kërkuar ndihmë nga niveli qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat