Dëmtohen katër vetura nga një mjet shpërthyes në Gjilan

Gjilani

Dëmtohen katër vetura nga një mjet shpërthyes në Gjilan

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se në parkingun e veturave në Gjilan, është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona të panjohur, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar.

Sipas Policisë, ende nuk dihet motivi i këtij rasti. Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat