Gjilani do ta shënojë 28 Nëntorin me dhjetëra aktivitete

Gjilani

Gjilani do ta shënojë 28 Nëntorin me dhjetëra aktivitete

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 18:19
Gjilani

Komuna e Gjilanit nesër do të fillojë aktivitetet maratonike treditore në shënim të festave të Nëntorit.

Aktivitetet kulmojnë me vendosjen e shtatoreve të kolosëve të kombit, Mulla Idriz Gjilani dhe Agim Ramadani në qendër të Gjilanit, të cilat janë bërë me iniciativë të Lutfi Haziriti.     

Të martën do të mbahet recital i lexuesve të bibliotekës “Fan S. Noli”, në këtë institucion, ndërsa në Shtëpinë e Rinisë mbahet koncert festiv nga Kori i Fëmijëve “Zogj’t e Qytetit”.

Recitali kushtuar heroinave të qytetit nga Genita Hoxha (piano) dhe Ardita Meni Xoxa (soprano) do të mbahet të mërkurën në bibliotekën e qytetit, për të përfunduar mbrëmja me shfaqjen “Im at e donte Adolfin”, në Teatrin e qytetit.

Ndërkohë, shënimi i  ditës së 28 nëntorit nis me homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Gjatë ditës në qendër të qytetit bëhet zbulimi i shtatores së heroit Mulla Idriz Gjilanit, zbulimi i shtatores së heroit Agim Ramadani në sheshin që e mban emrin e tij, për të vazhduar me akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së këtyre kolosëve, në sallën e teatrit të qytetit.

Aktivitetet përmbyllen me koncertin festiv nga ansambli Gjilani-AKV në Teatrin e qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat