Gjilani anulon aktivitetet festive në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri

Gjilani

Gjilani anulon aktivitetet festive në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit dhe familjet e tyre në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:40
Tërmeti që goditi Shqipërinë

Në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri dhe familjet e tyre, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka anuluar të gjitha aktivitetet festive të parapara të mbahen të martën dhe të mërkurën, në kuadër të shënimit të 28 nëntorit.

“Askush më shumë se gjilanasit nuk e bashkëndien tragjedinë nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre. Të lënduarve iu urojmë shërim të shpejtë. Gjilani dhe Kosova sot është me Shqipërinë. Në shenjë solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre, i kam anuluar të gjitha aktivitetet dy ditore festive”, ka thënë Haziri.

Komuna e Gjilanit do t’i mbajë aktivitetet e parapara vetëm të enjten, më 28 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat