Pamje të rralla nga tërmeti i vitit 2002 në Gjilan

Gjilani

Pamje të rralla nga tërmeti i vitit 2002 në Gjilan

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 22:52
Pamje të rralla nga tërmeti i vitit 2002 në Gjilan

Rajoni i Gjilanit krahasuar me rajonet tjera në Kosovë, ka një shkallë më të theksuar të ndjeshmërisë ndaj tërmeteve. Tërmeti i fundit në Gjilan kishte ndodhur më 24 prill në vitin 2002. Sipas sizmologëve, një tërmet i ngjashëm mund të ndodh pas 80 vjetëve.

 Profesori i Institutit Sizmologjik nga Tirana, Shyqri Aliaj, ka thënë se për të ndodhur një tërmet i ngjashëm, duhet të akumulohet energjia e cila kërkon disa dekada.

Sipas tij, një lëkundje e fortë e tokës, sikur ajo që ndodhi më 24 prill 2002, ku humbi jetën një person, u lënduan disa të tjerë dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, mund të përsëritet pas 80 vitesh.

Profesori Aliaj dhe bashkëpunëtorët e tij kishin qëndruar në Gjilan për disa ditë, për të hulumtuar gjendjen sizmologjike të këtij rajoni, ku sipas të dhënave të Institutit të  Tiranës, një tërmet me fuqi prej 9 ballësh të Merkalit, kishte ndodhur në vitin 1755.

Pavarësisht se dridhjet e tokës mund të ndodhin shumë rrallë, shkalla e rrezikshmërisë duhet të merret parasysh nga ekspertët gjatë projektimit dhe ndërtimit të objekteve të larta. Respektimi i standardeve ndërtimore në kushtet e ndjeshmërisë sizmike, është masë e domosdoshme.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat