Fidanet e arrave komunës së Lutfi Hazirit i kushtuan gati 10 mijë euro!

Gjilani

Fidanet e arrave komunës së Lutfi Hazirit i kushtuan gati 10 mijë euro!

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 00:00
Lutfi Haziri

Kuvendi Komunal i Gjilanit, i udhëhequr nga Lutfi Haziri i LDK-së në fund të këtij viti ka arritur të finalizojë kontratën më të re.

Këtë herë, kontrata ka të bëjë me furnizim me fidane të arrës.

Fillimisht vlera e kontratës ka qenë e parashikuar për 24.990,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për 9.924,60 euro.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e kontratës është bërë për 60 ditë.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Semenarna” Sh.p.k.

Image

Poashtu bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 19.635,00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat