Gjilani pa ujë, liqeni i Përlepnicës pranë shterjes

Gjilani

Gjilani pa ujë, liqeni i Përlepnicës pranë shterjes

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 21:05
Ilustrim

Ka disa muaj që në Gjilani po përballet me gjendje emergjente për ujë. Liqeni i Përlepnicës pranë mbylljes.

Ka mbi 1 muaj që me ujë furnizohet nga ky bunar.

Por, edhe ujin që e nxjerr nga ky burim, sipas Muhamet Kamberit nga Perlepnica e Gjilanit, nuk është i pijshëm.

Këta banor detyrohen t’i përdorin këto burime, si pasojë e gjendjes emergjente për ujë të pijshëm që tash e sa muaj ka prekur qytetin e Gjilanit.

E pak metra mbi shtëpinë e tij, ndodhet edhe liqeni i Përlepnicës.

Por niveli i ujit në këtë liqen, tashmë ka rënë dhjetëra metra.

Bile, gjendja e tij, po cilësohet si kritike.

E niveli i ujit në këtë liqen, më së miri vërehet tek diga e tij.

Këtu uji, pothuajse ka prekur nivelin zero.

Bile, sipas banorëve, pak ditë e ndajnë këtë liqen të kthehet në një moçal.

Se po vazhdon gjendja emergjente në Gjilan, e thonë edhe në Komunën e këtij qyteti.

Por, sipas tyre, kjo gjendje po kalohet vetëm në saje të alternativave. E sytë e Gjilanit, sipas Ismajlit, janë tek ndihma që mund të vije nga niveli qendror.

Ismajli thotë se penda e re është në plan të ndërtohet në mes të fshatit Pograqë dhe Caparë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat