Shoqata Zejtare e Prizrenit dhuron 2 mijë euro për familjen Abazi

Gjilani

Shoqata Zejtare e Prizrenit dhuron 2 mijë euro për familjen Abazi

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 14:29
Shoqata Zejtare e Prizrenit

Shoqata Zejtare Afariste nga Prizreni i ka dorëzuar sot familjes Abazi donacionin në vlerë prej 2 mijë euro.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës zejtare afariste Ymran Fusha, nënkryetarin Armend Jakupi dhe sekretarin Hasan Krasniqi, të cilët i ka falënderuar për zemërgjerësinë me këtë familje pas tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.

Kryetari i kësaj shoqate Ymran Fusha ka deklaruar se i është bashkangjitur aksionit të kryetari Lutfi Haziri “Pak nga ne, shumë për ata”, duke thënë se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë për këtë familje.

Përndryshe, familja Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemsedinin, në tërmetin që e goditi Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat