Policia po e interviston policin që e vrau qytetarin në Gjilan

Gjilani

Policia po e interviston policin që e vrau qytetarin në Gjilan

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 10:58
Viktima L.S.

Një polic me inicialet V.H. është ka shtënë me armë zjarri ndaj një qytetari me inicialet L.S. në Gjilan, duke e lënë atë të vdekur.

Momentalisht polici i dyshuar për vrasjen po intervistohet në stacionin policor të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar më herët arrestimin e policir, derisa ka bërë të ditur se ai është ndaluar në stacionin policor për 48 orë.

Nga Inspektorati Policor i Kosovës i cili po merret me këtë rast, ka njoftuar se polici V.H. është suspenduar nga puna. Në momentin e vrasjes, IPK thotë se polici ishte jashtë detyrës zyrtare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën “Nato 99” në Gjilan, ndërkaq ende nuk janë mësuar motivet e kësaj vrasjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat