Komuna dhe KDI në takimin me këshillat e fshatrave, identifikojn nevojat për investime në lokalitetet e komunës së Vitisë

Gjilani

Komuna dhe KDI në takimin me këshillat e fshatrave, identifikojn nevojat për investime në lokalitetet e komunës së Vitisë

Më: 31 janar 2020 Në ora: 13:43
Pamje nga takimi

Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e këshillave të fshatrave të komunës së Vitisë, në kuadër të zbatimit të projektit “Rritja e llogaridhënjes së Institucioneve lokale”, të mbështetur nga Amabasada Britanike në Kosovë.

Temë e këtij takimi ishte shqyrtimi rreth përfshirjes së kërkesave të qytetarëve të dala nga dëgjimet buxhetore, si prioritete që kanë dalur nga kërkesat në debatet publike. Përfaqësuesit e këshillave të fshatrave, kanë paraqitur nevojat që kanë në lokalitetet e tyre, si prioritet për investime, ndërkohë që si kërkesë e domosdoshme është identifikuar më së shumti mungesa e ujit të pijshëm.

Gjithashtu, u diskutua edhe për projektet e realizuara gjatë vitit 2019 dhe projektet që pritet të realizohen për gjatë vitit 2020. Takimi i sotëm u mbajt si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm që ka KDI me zyrtarët komunal dhe këshillat e fshatrave, në raport me implementimin e projektit të kësaj organizate në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat