Banorët në një fshat të Kamenicës bllokohen nga bora, thonë se kompanitë po e dëlirin veç asfaltin

Gjilani

Banorët në një fshat të Kamenicës bllokohen nga bora, thonë se kompanitë po e dëlirin veç asfaltin

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 12:46
Busavat

Për shkak të motit të lig që po mbizotëron tash e tri ditë në vendin tonë, shumë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike, derisa gjendja më e rënduar është në Rrafshin e Dukagjinit, ku nga erërat e forta ka pasur dëme të shumta materiale.

Derisa për shkak që trashësia e borës është më e madhe në zona rurale, banorët kanë mbetur edhe të izoluar në disa pjesë të vendit.

Një banor i fshatit Busavat të Komunës së Kamenicës, ka postuar disa imazhe, ku tregon se si bora ka mbuluar oborrin e shtëpisë, duke pamundësuar lëvizjen dhe daljen jashtë.

Madje ai ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga një shofer me kamion, i cili po pastronte rrugën, të cilit iu kishte lutur që ta hiqte borën nga lagjja, por që shoferi i kishte thënë se kanë tender vetëm për asfaltin.

Kujtojmë se kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes rrjetit të tij Facebook ka kërkuar nga qytetarët që të kenë durim dhe mirëkuptim, ndërsa ka treguar se janë marrë të gjitha masat dhe po angazhohen për pastrimin e rrugëve me të gjitha kapacitet që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat