Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi më gratë sipërmarrëse

Gjilani

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi më gratë sipërmarrëse

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 13:34
Pamje nga takimi

Është nënshkruar sot marrëveshja e mirëkuptimit mes komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të shoqatave të grave të kësaj komune, për shfrytëzimin e shtandeve, që janë ndërtuar vite më parë në kuadër të një projekti të përbashkët mes UNDP-së dhe komunës së Vitisë.

Në bazë të kësaj marrëveshje, shoqatat përfituese do të paguajn 1 euro në muaj, për shfrytëzim të këtyre shtandeve, ku do të ekspozojn prodhimet dhe artizanalet e tyre. Kjo marrëveshje do të përfshijë një periudhë 1 vjeqare.

Ndërtimi i këtyre shtëpizave, kishte për qëllim zbutjen e papunësisë nëpërmes ndërmarrjeve të vogla, si dhe synon arritjen e progresit në punësim dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në komunën e Vitisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat