Lutfi Haziri me veshje tradicionale mban mbledhje me drejtorët komunalë

Gjilani

Lutfi Haziri me veshje tradicionale mban mbledhje me drejtorët komunalë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 17:48
Lutfi Haziri me veshje tradicionale mban mbledhje me drejtorët komunalë

Mbledhja e bordit të drejtorëve të Gjilanit, të premten ishte më e veçantë.

Përpos plot temave të rëndësishme që u diskutuan, Lutfi Haziri – kryetar, Arbër Ismajli – nënkryetar dhe drejtorët komunalë, u veshën në mënyrë tradicionale.

Kjo ngjarje shënon fillimin e aktiviteteve në shënim të 12 vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Image

Gjilani, me këtë rast, i bën thirrje të gjitha institucioneve qëndrore dhe lokale të festojnë tradicionalisht.

Moto e Gjilanit në vigjilje të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë është – ’12 vjet, më i bukuri shtet!’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat