Haziri pas tragjedisë në Gjilan: E njoh familjen, ishin të ndershëm dhe meritojnë respekt

Gjilani

Haziri pas tragjedisë në Gjilan: E njoh familjen, ishin të ndershëm dhe meritojnë respekt

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 16:25
Lutfi Haziri

(E plotësuar) - Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se familja që u vra sot në Gjilan ishin familje e ndershme dhe që meriton respekt.

Haziri bëri apel që të mos lakohen emrat e familjarëve duke e konsideruar rastin si një tragjedi të papërshkrueshme.

“Unë i njoh shumë mirë, vetëm Prokuroria e jep versionin zyrtar. Kjo familje meriton respekt, mos të lakohet emri i tyre. Nuk ka të bëj asgjë tjetër përveq një tragjedi e papërshkrueshme e një familje të ndershme në Gjilan”, deklaroi Haziri para gazetarëve.

Gjilani është tronditur nga një vrasje e shumëfishtë që ndodhi sot në lagjen ‘Bujanina’, ku një police vrau katër anëtarët e familjes dhe në fund bëri vetëvrasje.

Haziri shpreh tronditje të thellë pas tragjedisë së sotme në Gjilan

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona.

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka mbledhur organet emergjente të sigurisë dhe drejtësisë, duke marrë përsipër menaxhimin e situatës rëndë.

“Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen e madhe me këtë familje dhe e lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka thënë Haziri.

***

Lutfi Haziri në konferencë pas ngjarjes së rëndë në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat