Haziri: Asnjë i infektuar me koronavirus në Gjilan, përshëndetuni me zemër jo me duar

Gjilani

Haziri: Asnjë i infektuar me koronavirus në Gjilan, përshëndetuni me zemër jo me duar

Më: 17 mars 2020 Në ora: 12:17
Foto nga takimi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se në Gjilan nuk ka asnjë rast të prekur me COVID-19.

Haziri tha se madje në 24 orëshin e fundit nuk pati as edhe ndonjë të dyshuar.

Në një konferencë për media pas takimit me shtabin emergjent, Haziri tha se janë duke vazhduar hyrjet në pjesën e kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë tek Dheu i Bardhë.

Sipas tij situate është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

“Kemi hyrje të rregullta nga Maqedonia Veriore por edhe nga Serbia tek Dheu i Bardhë situata është e menaxhueshme dhe nën kontroll. Në Gjilan nuk ka asnjë të infektuar, në 24orëshin e fundit as edhe të dyshuar është lajm mjaftë i mirë. Iu ftojmë edhe sot të qëndroni në shtëpi të përshëndeteni me zemër dhe jo me duar. Të ruajmë personi personin, familja familjen. Edhe 47 fshatra të Gjilanit janë pjesë e organizimit për qëndrim brenda por edhe fshatra të regjionit”, tha Haziri.

Ai poashtu theksoi se edhe të ardhurit nga jashtë bëjnë mirë të ndihmojnë në mos-përhapjen dhe bartjen e koronavirusit.

“Një lloj vetizolimi po ndodhë edhe atje. Falënderojmë këshillat e fshatrave për ndihmën qe edhe të ardhurit nga jashtë të ndihmojnë në mos përhapjen dhe bartjen e koronavirusit. Ruani qetësinë dhe solidaritetin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat