​Gjilanasve u kërkohet të aplikojnë online për dokumente të gjendjes civile

Gjilani

​Gjilanasve u kërkohet të aplikojnë online për dokumente të gjendjes civile

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:09
Bardhyl Syla

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme e Komunës së Gjilanit, ka njoftuar qytetarët se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, mund të aplikojnë online për t’u pajisur me dokumente të gjendjes civile.

Drejtori Bardhyl Syla ka thënë se përmes kësaj forme, qytetarët mund të aplikojnë për disa lloje të dokumenteve të gjendjes civile ekstrakt i lindjes, certifikatë e lindjes, certifikatë e martesës, certifikatë e vdekjes, certifikatë e vendbanimit, certifikatë e shtetësisë dhe vërtetim nga arkivi.

Për aplikim online, qytetarët duhet të futen në ueb faqen e Komunës kk.rks-gov.net/Gjilan ku do të gjejnë edhe udhëzuesin për hapat që duhet ndjekur.

Syla thotë se Drejtoria për Administratë të Përgjithshme do të dërgojë dokumentin e kërkuar të gjendjes civile te adresa e aplikuesit përmes shërbimit postar.

Ndërkaq, për shërbimet tjera administrative, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është duke funksionuar me kapacitete të reduktuara të burimeve njerëzore, në përputhje me masat e Qeverisë së Kosovës dhe ato Komunale dhe ato do t`i ofrojë në sportele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat