Qendra korrektuese e Gjilanit njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalim të përhapjes së Covid-19

Gjilani

Qendra korrektuese e Gjilanit njofton se ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalim të përhapjes së Covid-19

Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:54
Foto

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të kësaj komune janë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e coronavirusit (Covid-19).

Nënkryetari Arbër Ismajli, i shoqëruar nga kryetari dhe nënkryetari i komunës së Novobërdës, kanë vizituar sot Qendrën Korrektuese, ku nga afër janë njoftuar për gjendjen atje dhe masat e ndërmarra.

“Ne do të jemi bashkë në këtë situatë dhe konfirmoj se me të gjitha mundësitë tona, do ta ndihmojmë edhe këtë institucion. Jemi bërë bashkë krejt Anamorava për ta preventuar Covid19, përfshirë të gjitha institucionet”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Deri në këto momente gjendja është nën kontroll në këtë institucion, derisa ka potencuar se është e domosdoshme furnizimi me mjete mbrojtëse nga Qeveria e Kosovës.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 35 raste me COVID-19, ndërsa gjatë të dielës është shënuar edhe viktima e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat