​Ismajli: Situata në Gjilan është e qetë dhe e menaxhueshme, ekipet janë në terren

Gjilani

​Ismajli: Situata në Gjilan është e qetë dhe e menaxhueshme, ekipet janë në terren

Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:35
Pamje nga takimi

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë takuar sot përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, Policinë e Kosovës, shëndetësinë primare, Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik dhe Spitalin Regjional, ku u riktheksua se gjendja është e qetë dhe e menaxhueshme.

Ismajli ka thënë se ekipet mjekësore vazhdimisht janë në terren, ku përsëri përgjatë ditës së nesërme do t’i vizitojnë familjen e prekur me koronavirus në Vrapqiç.

“Gjendja e të prekurve është e mirë. Ekipet tona mobile janë të gatshme të ballafaqohen me kërkesat dhe nevojat tuaja, andaj jemi të gatshëm çdo moment për t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve në veçanti, zonave të prekura, të cilat po ballafaqohen me këtë pandemi”, tha ai.

Me këtë rast, i dyti i Gjilanit ka falënderuar policinë e shtetit, të cilë t kanë aktivizuar dhe rritur mekanizmat e tyre në funksion të udhëheqjes dhe menaxhimit të situatës me koronavirus në Gjilan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat