​Zhegra hiqet nga karantina

Gjilani

​Zhegra hiqet nga karantina

Më: 28 mars 2020 Në ora: 13:27
Pamje nga takimi

Komiteti për menaxhimin e situatës emergjente nw Gjilan ka vlerësuar gjendjen pas rasteve të koronavirusit Covid19, mirëpo lajmi i mirë mbrëmë i ardhur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është rezultati negativ për 33 mostrat e testuara.

“Është lajm shumë i mirë që rezultatet e kumtuara mbrëmë janë shpresë e fuqishme në përmirësimin e gjendjes. Rastet e Gjilanit kanë dalë negative dhe Komuna e Gjilanit ka vendosur për largimin e gjendjes së vetkarantimit për Zhegrën dhe fshatrat e Grykës së Karadakut, por vetpërmbajtja duhet të vazhdojë gjatë ditës, meqë është bërë masa e lirisë së lëvizjes nga ora 06:00 në mëngjes deri në orën 17:00 në mbrëmje. Pra, qytetarët kanë të drejtë të dalin për furnizime dhe shkaqe të domosdoshme, mirëpo kjo nuk nënkupton dalje masive nga shtëpitë. Duhet të vazhdojmë edhe më tutje në luftën kundër kësaj pandemie deri n ë lehtësimin e gjendjes”, ka thënë kryetari i kwsaj komun Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë strikt rekomandimet e institucioneve të shtetit, ato të shëndetësisë dhe të sigurisë sepse edhe ditët e rënda i kalojmë më lehtë së bashku.

Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, ka thënë sepas konfirmimit të rasteve negative, situata është nën kontroll dhe në monitorim maksimal.

Drejtori klinik në Spitalin e Përgjithshëm, Ukshin Ismajli, ka thënë se duke besuar në Zot, në familje dhe në institucionet shëndetësore dhe menaxheriale, gjendja e tanishme do të jetë më e lehtë për t’u tejkaluar.

Kurse, zëvendëskomandanti i policisë në regjionin e Gjilanit, kolonel Shaban Azizi, ka thënë se gjendja e sigurisë është e mirë dhe është duke punuar me kapacitete të plota në gjithë regjionin e komunës së Gjilanit, derisa ka konfirmuar se janë në mbikëqyrje dhe zbatim të vendimit të qeverisë për kufizim të lëvizjes dhe ata persona që hasen në rrugë pa leje dhe arsye bindëse, do të sanksionohen sipas normave ligjore.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se gjendja deri më tani është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat