Haziri viziton familjen Shaqiri në Vrapçiq, kërkon vetizolim

Gjilani

Haziri viziton familjen Shaqiri në Vrapçiq, kërkon vetizolim

Më: 30 mars 2020 Në ora: 17:21
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me stafin e shëndetësisë primare dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, ka vizituar anëtarët e prekur nga virusi Covid-19 në, në Vrapçiq, për t’iu rikonfirmuar përkrahje për ta tejkaluar këtë sfidë.

“Kemi ardhë për ta parë gjendjen e familjes pas testimit që a rezultoi pozitiv me virusin korona. Ekipet shëndetësore i kontrollojnë vazhdimisht anëtarët e prekur dhe ne sot dëshirojmë të solidarizoheni me këtë familje dhe me fshatin Vrapçiq. Le të vazhdojnë me vetizolim dhe vetëpërmbajtje sepse është rruga më e mirë që të përballohet kjo gjendje. Ne do t’i rrimë afër fshatit me të gjitha ndihmat, familjes në veçanti me barna dhe me ushqim. Shpresoj shumë që gjendja e anëtarëve që gjenden në Klinikën Infektive në Prishtinë, të përmirësohet sepse janë në kushte stabile shëndetësore”, ka theksuar kreu i Gjilanit.

Haziri ka apeluar qytetarët që të rrinë në shtëpi, të kenë kujdes në higjienë, të mos përshëndeten me duar, në mënyrë që të mos lejohet përhapja nga pakujdesia.

Falënderim për vizitën dhe mbështetjen e madhe ndaj kryetarit Haziri, ka shprehur kryetari i fshatit Vrapçiq, Mexhid Emini.

Mbështetjen e vazhdueshme shëndetësore ndaj familjes Shaqiri e ka rikonfirmuar dhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu dhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat