Haziri: Nga 15 të infektuar me Covid-19 në Gjilan, tre prej tyre janë shëruar

Gjilani

Haziri: Nga 15 të infektuar me Covid-19 në Gjilan, tre prej tyre janë shëruar

Më: 7 prill 2020 Në ora: 10:55
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti i cili ishte i shoqëruar nga ministrat në detyrë, Emilija Rexhepi dhe Abren Vitia.

Pas këtij takimi, Haziri para medieve tha se falënderon kryeministrin në detyrë që ka ardhur në këto ditë të vështira me pa nga afër situatën.

“E njoftova kryeministrin për së afërmi për veprimet e ndërmarra në funksionalizimin e hapave të emergjencave civile dhe institucioneve shëndetësore që përballen me parandalimin e sëmundjeve infektive.
I falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur në këto tri javë edhe kryeministrin, ministrin e Shëndetësisë dhe ministren e Pushtetit Lokal”, ka thënë Haizri.

Ai ka shtuar se në këtë komunë janë tre persona të shëruar nga Covid-19.

“Në 15 rastet që i kemi menaxhua 3 i kemi të shëruar, rastet janë në rënie . Shpresoj që edhe këtë fazë kritike do ta kalojmë sa më shpejt”, ka thënë Haziri.

Ai theksoi se Gjilani e ka një problem që nga viti i kaluar e që është thatësia e ujit, duke pasur problem me furnizim me ujë të pijes.

“Gjilani e ka një problem nga viti kaluar që është thatësia e ujit, dhe e njoftova kryeministrin. Së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë…Vullneti nuk ka me i munguar me na i zgjedh problemet”, tha Haziri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat