Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Lutfi Haziri kujton Elez Agushin

Gjilani

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Lutfi Haziri kujton Elez Agushin

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:46
Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi këtij komuniteti.

“I shpreh urimet më të mira komunitetit rom, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Në këtë ditë, në veçanti dua ta kujtoj me respekt maksimal Elez Agushin, i cili punoi parreshtur për liri, pavarësi dhe Republikë, dhe ndërroi jetë pas torturave të regjimit të kohës, pasi e kishte punuar për këtë kauzë”, tha Haziri.

Ai theksoi se dihet jashtëzakonisht mirë që Gjilani është shembulli më i mirë i respektimit të të drejtave të të gjitha komuniteteve pakicë, duke shtuar se për këtë kjo komunë është përmendur edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.

“Diversiteti kulturor, fetar dhe etnik në për neve konsiderohet si vlerë”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ndryshe, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë për kauzën për liri, pavarësi e Republikë, një rrugë mban emrin e Elez Agushit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat