Haziri njofton se edhe një qytetar nga Zhegra është shëruar nga Coronavirusi

Gjilani

Haziri njofton se edhe një qytetar nga Zhegra është shëruar nga Coronavirusi

Më: 10 prill 2020 Në ora: 12:39
Lutfi Haziri

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në konferencë për media ka bërë të ditur se sot është varrosur 72 vjeçari nga fshati Vrapçiq i cili mbrëmë humbi jetën shkaku i infektimit me COVID-19.

“Jemi në ditën e 29 të luftimit të përbashkët të parandalimit të pandemisë së coronavirusit. Ne po vazhdojmë me masa shtrënguese në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e infeksionit. Sot në Vrapçiq është varrosur bashkëqytetari i cili mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçari. Pas testimit më 25 mars gjendja e tij ka qenë me simptoma të lehta por shkaku i sëmundjeve tjera nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi”, ka thënë Haziri.

Haziri ka njoftuar po ashtu se personi tjetër i infektuar me coronavirus nga fshati Zhegër është shëruar.

“Bashkëqytetari në Zhegër trajtohet i shëruar ai ka dalë për herë të tretë negativ dhe tashmë është shëruar plotësisht. Zhegra nga sot me masa lehtësuese fillon procesi i largimit të karantinës nuk është akt që ndodh menjëherë ne do të shkojmë me lehtësime”, ka shtuar Haziri.

Haziri ka bërë të ditur se në fshatin Vrapçiq vazhdon karantimi dhe se sot do të presim rezultatet e fundit për shumicën e familjarëve të familjes Shaqiri dhe Ismajli.

Kryetari i Gjilanit ka shtuar se më 14 prill do të jetë orar i ri i kufizimit të lëvizjes. Ai tha se nga java tjetër do të organizojnë masa lehtësuese për prodhuesit bujqësore dhe prodhuesit e tjerë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat