Personat e infektuar nga Gjilani dalin negativ në testin e dytë për COVID-19

Gjilani

Personat e infektuar nga Gjilani dalin negativ në testin e dytë për COVID-19

Më: 11 prill 2020 Në ora: 11:31
Ilustrim

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përme një shkrimi ka njoftuar se 11 perosna të prekur me koronavirus nga fshati Vrapqiq i Gjilanit, janë drejt shërimit të plotë.

Ismajli tregon se sipas analizave të fundit të dala nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), të gjithë të prekurit janë ritestuar dhe për të dytën herë kanë dalë negativ.

Postimi i plotë i Ismajlit: 

Të dashur qytetarë,

Bashkë me Drejtorin për Shëndetësi, Selami Xhemaili, kemi mbajtur takimin e rradhës me përfaqësuesit nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, me Shëndetësinë Primare, Policinë e Kosovës, dhe ekipin komunal për menaxhimin e emërgjencave. Nga ky takim u vlerësua se gjendja përgjithësisht është e qetë dhe nuk kem asnjë rast të ri tjetër të evidentuar.

Lajmi më i mirë i natës së mbrëmshme është se nga të gjitha analizat e ritestuara në Vrapqiq, të gjitha kanë rezultuar me rezultat negativ. Kjo na bënë edhe më të përkushtuar në avansimin e kauzës sonë të përbashkët, për tejkalim të kësaj situate. Ne do të vazhdojmë ndjekjen e rregullave dhe instruksioneve të dala nga IKSHP-ja, Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet lokale. Vazhdoni të qëndroni të vetë-izoluar, sepse është e vetmja formë për ta tejkaluar këtë pandemi.

Gjithashtu, edhe në emër të ekipit të Qendrës Operative Emërgjente, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Huruglica, për humjen e jetës së djalit të tyre, Debatik Huruglica. E lusim Zotin që të jetë rasti i fundit i një tragjedie të tillë komunikacioni, i cili na bëri të pikëlluar dhe me zemra të thyer të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

#bashkeiadalim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat